Presidenti i Këshillit Evropian vizitë në Tiranë më 2 qershor, takime me Ramën dhe Begajn

Presidenti i Këshillit Evropian vizitë në Tiranë më 2 qershor, takime me Ramën dhe Begajn

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojë Tiranën më 2 qershor, në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor para Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Costa do të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj, si dhe me studentët e Kampusit të Tiranës të Kolegjit të Europës. Pas Tiranës, ai do të udhëtojë drejt Shkupit për takim me kryeministrin Hristijan Mickoski. “Turneu im i dytë në Ballkanin Perëndimor dërgon një sinjal të qartë: angazhimi i BE-së ndaj rajonit është real; po aq real sa edhe mundësia për zgjerim. Momenti është këtu. Tani është koha për rezultate”, deklaroi Costa. Presidenti i Këshillit Evropian do të zhvillojë vizita...