Përplasjet te komisariati/ Policia identifikon12 personat e përfshirë, një i arrestuar e katër në kërkim

Përplasjet te komisariati/ Policia identifikon12 personat e përfshirë, një i arrestuar e katër në kërkim

Një person është arrestuar nga policia e Tiranës dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim në lidhje me incidentin e ndodhur më 4 korrik, ku disa të rinj thyen xhamat e komisariatit nr 3, pas protestës qytetare për largimin e kryeministrit Edi Rama. Blutë bëjnë me dije se janë proceduar penalisht edhe shtatë persona të tjerë. Ata akuzohen për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Njoftimi i Policisë: Vijojnë veprimet hetimore për tubimin e zhvilluar më...