Shqipëria dhe Serbia “bashkë” kundër Malit të Zi? Majko kërkon prova

Shqipëria dhe Serbia “bashkë” kundër Malit të Zi? Majko kërkon prova

Ish-deputeti i PS, Pandeli Majko, ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiç, si dhe raportimeve të medias malazeze “Vijesti” që pretendojnë se Shqipëria dhe Serbia po kryejnë veprimtari të koordinuara hibride për destabilizimin e Podgoricës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Majko i cilësoi si mjaft shqetësuese paralajmërimet e kreut të qeverisë malazeze, veçanërisht nënkuptimin e medias “Vijesti” se dy vendet fqinje të përfshira janë Shqipëria dhe Serbia. Majko nënvizoi se aludime të tilla vënë nën akuzë Shqipërinë, e cila nuk ka asnjë “dashuri” gjeopolitike me Serbinë për të vepruar në mënyrë të sinkronizuar. Ai shtoi se pretendime të kësaj natyre mbeten të çuditshme sa kohë që nuk shoqërohen me hapa zyrtarë, siç janë notat diplomatike apo ngritja e...