Hoxha i përgjigjet Spajić: Shqipëria s’është pjesë e asnjë skenari destabilizues

Hoxha i përgjigjet Spajić: Shqipëria s’është pjesë e asnjë skenari destabilizues

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiç, për përfshirjen e pretenduar të zyrtarëve nga dy vende të rajonit në veprimtari të koordinuara hibride. Hoxha thekson se ndaj Shqipërisë nuk ka asnjë akuzë zyrtare dhe mohon kategorikisht çdo përfshirje të saj në skenarë destabilizues në Malin e Zi apo në vende të tjera. Reagimi i plotë: Një sqarim përpara se të bëhemi pjesë e zhurmës apo të ndezim zjarre të panevojshëm, që duan shumë më tepër kohë për t’u shuar. Kam parë deklaratën e Kryeministrit të Malit të Zi, @MickeySpajic, për përfshirjen e pretenduar të zyrtarëve nga “të paktën dy vende të rajonit” në veprimtari të koordinuara hibride. Kam parë gjithashtu interpretimet...