Peleshi hap seancën plenare, jashtë Kuvendit vijon protesta e opozitës

Peleshi hap seancën plenare, jashtë Kuvendit vijon protesta e opozitës

foto nga kuvendi  TIRANË-Seanca plenare e kësaj të enjteje nisi normalisht, ndërsa jashtë Kuvendit vijojnë protestat e opozitës. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi punimet duke lexuar rendin e ditës, ndërsa në sallë janë të pranishëm deputetët e PS-së dhe deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Grupi parlamentar i PD-së ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme.