Pasi dështoi të kapte SPAK, PS shton presionet ndaj institucioneve të pavarur, Fatmir Xhafaj sulmon KLGJ dhe…
Partia Socialiste vazhdon të zgjerojë ndikimin e tij mbi institucionet që, sipas Kushtetutës, janë krijuar pikërisht për të ushtruar kontroll mbi administratën dhe pushtetin. Pasi dështoi të kapte Prokurorinë së Posaçme (SPAK) dhe pas deklaratave të fundit për prokurorët, hipotekat dhe mënyrën si duhet të funksionojnë organet e drejtësisë, këtë herë mazhoranca socialiste përmes Fatmir Xhafajt ka vënë në shënjestër Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH), institucioni suprem i auditimit publik. Në seancën e raportimit të KLSH-së në Komisionin për Nismat Qytetare, kryetari Xhafaj nuk u mjaftua me kërkesën për më shumë efektivitet. Ai vuri në diskutim vetë filozofinë e punës së institucionit, duke deklaruar se auditimi nuk duhet të ketë si synim “kapjen e fajtorëve”, por përmirësimin e administratës. Madje, ai ngriti edhe dyshime...
Burimi:
sot.com.al