Parlamenti Europian dënon dhunën e policisë ndaj protestuese
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian dhe eurodeputeti Nicolae Ștefănută ka reaguar pas përplasjeve të ndodhura gjatë protestës së sotme para Parlamentit në Tiranë, duke dënuar përdorimin e forcës ndaj qytetarëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai publikoi pamje nga ndërhyrja e policisë gjatë protestës dhe shprehu shqetësimin për mënyrën se si u menaxhua tubimi. “Dhuna policore ndaj protestuesve është e papranueshme”, shkroi Ștefănută, duke reaguar ndaj skenave të regjistruara gjatë përplasjeve mes efektivëve dhe qytetarëve. Reagimi i zyrtarit të lartë europian vjen në një kohë kur ndërhyrja e policisë në protestën e sotme ka ngjallur debat të gjerë, ndërsa pamjet e përdorimit të gazit lotsjellës, spray-t me piper, ujit me presion dhe arrestimeve me forcë kanë qarkulluar gjerësisht edhe në mediat ndërkombëtare.
Burimi:
ntv.al