Nuk do jetë më avokat i Metës? Habit Cakrani: E ka humbur besimin…
Avokati Kujtim Cakrani ka njoftuar për përfundimin e marrëdhënies së përfaqësimit ligjor me ish-Presidentin Ilir Meta. Sipas deklaratës së firmës ligjore, shkëputja e bashkëpunimit ka ardhur pas humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm ndërmjet palëve gjatë procesit gjyqësor. Në reagim, Cakrani thekson se vendimi është marrë në përputhje me normat e etikës profesionale dhe legjislacionin në fuqi, duke nënvizuar se nuk ekziston asnjë konflikt interesi apo përplasje mes palëve, por vetëm pamundësi për të vijuar më tej mbrojtjen ligjore në mënyrë efektive. “Me datë 24 maj 2025, Studio Ligjore “Cakrani” nëpërmjet avokatit Kujtim Cakrani, mori përsipër përfaqësimin ligjor të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Metaj, në procedimin penal të zhvilluar para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Burimi:
ntv.al