8 vatra zjarri aktive në vend, 250 forca në terren, Kruja ende në situatë kritike
Tetë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër dhe Dibër, ndërsa strukturat e emergjencave dhe Forcat e Armatosura po vijojnë operacionet për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren janë angazhuar 165 forca operacionale dhe 85 efektivë të Forcave të Armatosura. Për ndërhyrjen nga ajri janë realizuar gjithashtu 7 misione me helikopterë dhe 2 misione me avionë Air Tractor. Në Dajt, në territorin e bashkisë Tiranë, zjarri është riaktivizuar në pyllin me pisha, mbi tunelet e Qafë Mollës. Në terren ndodhen 22 forca të MZSH-së dhe ADZM-së Tiranë, ndërsa operacioni është mbështetur edhe nga një helikopter i Forcave të Armatosura. Në Priskë të Madhe vijojnë ndërhyrjet për shuarjen e flakëve, por aktualisht nuk raportohet rrezik për...
Burimi:
ntv.al