Aksident me katër automjete në autostradën Durrës-Tiranë, detajet e para
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë katër automjete. Nga përplasja raportohet për dëme materiale, ndërsa deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes. Ndërkohë, autoritetet po menaxhojnë situatën në aksin rrugor, ndërsa pritet të mësohen më shumë detaje në vijim.
Burimi:
ntv.al