VIDEO/ Zjarri përfshin Orenjën prej 10 orësh, flakët i’u afruan banesave dhe shkollës
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu ditën e sotme një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në fshatin Orenjë të Librazhdit prej më shumë se 10 orësh. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke u afruar deri pranë banesave dhe godinës së Shkollës së Mesme të Bashkuar.I favorizuar nga temperaturat e larta dhe era zjarri u përhap me shpejtësi duke përfshirë rreth gjysmë hektari me barishte, shkurre dhe bimësi. Rreziku ishte i madh, pasi flakët po përparonin në drejtim të banesave dhe shkollës. Dhjetëra banorë iu bashkuan përpjekjeve për shuarjen e flakëve, ndërsa dy mjete zjarrfikëse dhe gjashtë efektivë punuan për izolimin e vatrave e fatmirësisht kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Burimi:
syri.net