14 minatorë ilegalë humbën jetën në një minierë të braktisur në Afrikën e Jugut
Të paktën 14 minatorë ilegalë kanë vdekur dhe një numër i madh i tyre janë plagosur në një minierë të braktisur në Afrikën e Jugut, tha policia lokale. Minatorët u gjetën të vdekur në një minierë pranë Rustenburgut, rreth 130 kilometra në veriperëndim të Johanesburgut. Në Afrikën e Jugut, dhjetëra mijëra minatorë artizanë, jo-profesionistë , punojnë ilegalisht në minierat e arit dhe platinit që nuk përdoren më nga kompanitë minerare. Minatorët informalë shpesh punojnë pa pajisje të duhura mbrojtëse dhe ndonjëherë qëndrojnë nën tokë për javë të tëra duke kërkuar për depozita të mbetura. Një minierë e tillë është një problem serioz në Afrikën e Jugut dhe është e lidhur me sindikatat kriminale, dhe këta minatorë shpesh veprojnë në grupe që konfliktojnë me njëra-tjetrën. Rustenburg...
Burimi:
syri.net