Tërmeti që tronditi Kolumbinë/ Të paktën 181 të vdekur dhe mbi 1,300 të plagosur

Tërmeti që tronditi Kolumbinë/ Të paktën 181 të vdekur dhe mbi 1,300 të plagosur

Vijojnë pa ndërprerje operacionet e kërkim-shpëtimit në Kolumbi, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi vendin mëngjesin e së hënës, më 10 gusht. Sipas të dhënave të fundit të Shoqatës së Kryeqyteteve të Kolumbisë (Asocapitales), numri i viktimave ka shkuar në të paktën 181 të vdekur, ndërsa mbi 1,310 persona janë plagosur. Bilanci më i rëndë raportohet në Cali, ku janë regjistruar 95 viktima. Në Pereira janë raportuar 72 të vdekur, në Quibdó 9 dhe në Manizales 5. Ekipet e emergjencave vijojnë kërkimet në rrënoja, ndërsa autoritetet janë në garë me kohën për të gjetur persona që ende rezultojnë të zhdukur. Shpresat janë që disa prej tyre të gjenden të gjallë nën ndërtesat e shembura. Sipas raportimeve të mediave të huaja, tërmeti u regjistrua...