“Një maskara, hajdut”/ Përplaset me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca

“Një maskara, hajdut”/ Përplaset me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca

agron shehaj-petrit malaj TIRANË- Deputeti Agron Shehaj është përjashtuar nga seanca plenare, pas një debati me tone të ashpra me ministrin e Financave, Petrit Malaj. Ministri Malaj ngriti akuza ndaj Shehajt për çështje që lidhen me aktivitetin e tij, duke kërkuar shpjegime publike mbi transferimin e fitimeve dhe lidhjet me kompani të regjistruara jashtë vendit. Nga ana tjetër, Shehaj iu përgjigj ministrit Malaj me një gjuhë të ashpër dhe fyese. Pas disa paralajmërimeve Shehaj është përjashtuar nga seanca plenare. Pjesë nga debati: Ministri Malaj: Dua t’u deklarosh shqiptarëve se si, me kompanitë e tua, ke zgjedhur që të mos deklarosh mënyrën se si i transferon fitimet e tua jashtë këtij vendi dhe je gati të paguash gjobën e të mos japësh informacionin që të kërkohet nga...