Nga projektligji për kontrollet zyrtare te raportet e institucioneve, Kuvendi mblidhet në seancë
Kuvendi mblidhet këtë të martë (30 qershor), në orën 10:00, në seancë plenare, ku deputetët do të shqyrtojnë një sërë projektligjesh dhe projektrezolutash që lidhen me veprimtarinë e institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025. Sipas rendit të ditës, seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së datës 18 qershor dhe me njoftimet. Më pas, deputetët do të shqyrtojnë projektligjin “Për kontrollet zyrtare dhe aktivitete të tjera zyrtare”, i cili synon garantimin e zbatimit të legjislacionit për ushqimin, ushqimin për kafshë, shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, si edhe shëndetin e bimëve dhe produktet për mbrojtjen e tyre. Në vijim të seancës, Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe të votojë një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve për vitin 2025. Mes tyre janë...
Burimi:
javanews.al