‘Nëna e një shokut tim kishte dalë në protestë’, Rama: Ndihen të poshtëruar nga administrata

‘Nëna e një shokut tim kishte dalë në protestë’, Rama: Ndihen të poshtëruar nga administrata

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike.Ndërsa po fliste për vijimin e protestave kreu i qeverisë tregoi edhe një histori personale, ku nëna e një mikut të tij, kishte dalë në protestë pasi ndihej e fyer dhe e poshtëruar nga sjellja e administratës shtetërore.Sipas kryeministrit, ky episod tregon thelbin e zemërimit të shumë qytetarëve, të cilët shpesh përballen me mungesë njerëzillëku nga punonjësit publikë.“Nëna e një shokut tim kishte dalë në protestë dhe i biri ishte alarmuar kur i thanë, sepse ajo është në një moshë të caktuar. Ishte kthyer në shtëpi dhe e kishte pyetur të ëmën në protestë dhe ajo i tregon thelbin e zemërimit të shumë njerëzve me administratën...