Në fakt varet si e sheh…Tomorri: Protesta ishte paqësore, policia e çoi në atë në skenarin e dhunës
Gazetari Klodian Tomorri ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj mënyrës së veprimit të Policisë së Shtetit gjatë protestës para Kuvendit, duke pretenduar se përplasjet nuk kanë qenë spontane, por të nxitura. Sipas tij, ajo që është parë në terren nuk ka qenë një protestë e dhunshme nga qytetarët, por një situatë e shtyrë drejt tensionit nga ndërhyrja e forcave të rendit. Tomorri thekson se përplasja ka nisur vetëm pas ndërhyrjes së policisë për të larguar protestuesit nga zona përpara Kuvendit, ku ata po prisnin daljen e deputetëve. Ai nënvizon se protestuesit nuk kanë kaluar asnjë kordon sigurie dhe se nuk ka pasur shkelje të perimetrit të vendosur nga policia. Në analizën e tij, Tomorri ngre dyshime mbi interesin politik të përshkallëzimit të situatës, duke sugjeruar...
Burimi:
ntv.al