Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, Lamallari: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, Lamallari: Uniforma që mbani kërkon vetëpërmbajtje, ne mbështesim punën tuaj!

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të dhjetëra motoçikletave të reja për Policinë e Shtetit, të cilat do të përdoren nga Policia Rrugore dhe forcat speciale “Shqiponja”. Investimi është financuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, përmes të ardhurave të krijuara nga administrimi i pasurive të konfiskuara nga aktiviteti kriminal. Në fjalën e tij, ministri Lamallari theksoi se ky investim është një dëshmi konkrete e mënyrës se si shteti i rikthen shoqërisë pasuritë e përfituara nga krimi. “Sot është një ditë e mirë për Policinë e Shtetit. Jo vetëm sepse flotës së saj i shtohen dhjetëra motoçikleta të reja që do të përdoren nga Policia Rrugore dhe forcat ‘Shqiponja’, por sepse këto mjete përfaqësojnë...