Situatë kritike në Librazhd! Flakët i afrohen banesave në Xhyrë
Është paraqitur kritike situata nga zjarret pasditen e kësaj të enjteje në Bashkinë Librazhd, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor me akacie dhe shkurre në zonën midis fshatrave Xhyrë dhe Vehçan, në Njësinë Administrative Hotolisht. Mësohet se, vatra e zjarrit, e cila ka nisur që prej mesditës, është përhapur me shpejtësi në disa drejtime, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme. Përhapja e flakëve është favorizuar nga bimësia e thatë dhe terreni i vështirë. Situata është përshkallëzuar veçanërisht pas orës 17:00, kur flakët i janë afruar me shpejtësi banesave në zonën e ish-stacionit hekurudhor të Xhyrës, si dhe aksit kombëtar Librazhd-Prrenjas. Për shkak të rrezikut për zonat e banuara, në terren janë mobilizuar dhjetëra mjete dhe forca të shërbimit zjarrfikës...
Burimi:
ntv.al