Bardhi për akuzat e Spajiç: Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues

Bardhi për akuzat e Spajiç: Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, ka reaguar pas raportimeve të mediave malazeze se Shqipëria dhe Serbia mund të jenë dy vendet, të cilave iu referua kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, kur paralajmëroi për veprimtari të koordinuara hibride që synojnë destabilizimin e vendit. Bardhi i ka cilësuar raportimet si “jashtëzakonisht serioze”, duke kërkuar nga Qeveria shqiptare që t’i përgënjeshtrojë menjëherë, nëse nuk janë të sakta, ose të japë shpjegime publike nëse ekziston një bazë konkrete për pretendimet. “Dua të besoj se raportime të tilla nuk janë të sakta! Për këtë arsye, Qeveria shqiptare duhet t’i përgënjeshtrojë menjëherë dhe pa asnjë ekuivok”, u shpreh Bardhi. Sipas tij, është e papranueshme që Shqipëria të krijojë qoftë edhe përshtypjen se mund të jetë pjesë...