“Shtohet akuza e korrupsionit pasiv”/ Avokati: Agasi nuk ka marrë pjesë në tendera

“Shtohet akuza e korrupsionit pasiv”/ Avokati: Agasi nuk ka marrë pjesë në tendera

Avokati Maks Haxhia ka dhënë detaje për seancën e zhvilluar sot në GJKKO, ku u shqyrtua masa e sigurisë ndaj Ergys Agasit. Haxhia deklaroi se pas analizimit të provave të administruara dhe vendimeve të prokurorisë, akuza për heqje të paligjshme të lirisë ndaj Agasit nuk qëndron më. “Problemi është që akuza e heqjes së paligjshme të lirisë në drejtim të zotit Agasi, me analizat që iu bënë provave të administruara dhe vendimeve të prokurorisë, tregoi dhe çoi në çlirimin e kësaj akuze në ngarkim të zotit Agasi”, tha avokati. Sa i përket akuzës për korrupsion pasiv, Haxhia tha se mbrojtja e konsideron të pasigurt materialin e paraqitur deri tani nga organi i akuzës. Sipas tij, Agasi ka dhënë shpjegime para gjykatës dhe ka mohuar çdo...