Ministri Hoxha reagon sërish: Shqiptari Baki Goxhaj është rrugës për në atdhe

Ministri Hoxha reagon sërish: Shqiptari Baki Goxhaj është rrugës për në atdhe

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha në një reagim në rrjetet sociale sot në 22 maj, ka reaguar për shqiptarin Baki Goxhaj, që ndodhej në flotiljen “Global Sumud” e u ndalua nga Izraeli. Hoxha shprehet se shqiptari Goxhaj tashmë është rrugë për në atdhe. Në reagim, ministri shprehet se strukturat e Shërbimit të Jashtëm, në bashkërendim edhe me instuticione të tjera, kanë ndjekur çështjen pa ndërprerje, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Izraelit. Ministri nënvizon se Shërbimi i Jashtëm demonstroi dhe njëherë se gjendet pranë shtetasve të saj në çdo kohë e rrethanë. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X: Shtetasi shqiptar, z. Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud”, është tashmë rrugës për në  atdhe. Që në...