Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, në pranga 3 persona
Kanë përfunduar në prangat e policisë 3 persona që shisnin doza kokaine dhe kanabisi në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, si dhe në zona të tjera të Himarës. 2 prej të arrestuarve kishin marrë banesa të përkohshme në Himarë, për të kryer këtë veprimtari kriminale. “Blutë” bëjnë me dije se kanë sekuestruar sasi të këtyre lëndëve narkotike, të ndara në 91 doza, si dhe 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 1 celular. “Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, pranisë në terren dhe punës operative, të kryera në funksion të zbatimit të planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, finalizuan 2 faza...
Burimi:
javanews.al