Nis konsulta publike për Reformën Territoriale, bashkitë që do të shkrihen marrin draftin e propozuar nga PS për…

Nis konsulta publike për Reformën Territoriale, bashkitë që do të shkrihen marrin draftin e propozuar nga PS për…

Propozimi i Partisë Socialiste për reformën e re territoriale, që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, i është dërguar zyrtarisht kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë që preken nga ndryshimet. Në dokumentin e shpërndarë kërkohet që drejtuesit vendorë të paraqesin një qëndrim të argumentuar lidhur me propozimin për shkrirjen e bashkive të tyre dhe bashkimin me njësi të tjera vendore. Ata mund të paraqesin kundërshtime ose alternativa mbi projektin. Në zbatim të ligjit, bashkitë dhe këshillat bashkiakë kanë 60 ditë afat për të kthyer përgjigjet e tyre. Gjatë kësaj periudhe, procesi duhet të shoqërohet me dëgjesa publike dhe konsultime me qytetarët e zonave që preken nga reforma. Pas përfundimit të konsultimeve, secila bashki do t’i përcjellë Kuvendit dokumentin me argumentet dhe...