Abilekaj me akuzë të fortë politike: Kryetarët e bashkive bëjnë favore për të blerë vota

Abilekaj me akuzë të fortë politike: Kryetarët e bashkive bëjnë favore për të blerë vota

Gazetari Enton Abilekaj ka deklaruar se debati për reformën territoriale nuk duhet të përqendrohet vetëm te numri i bashkive, por te mënyra se si funksionon pushteti vendor dhe cilësia e shërbimeve ndaj qytetarëve. Sipas tij, qytetarët nuk kanë nevojë thjesht për një bashki pranë tyre, por për institucione që ofrojnë shërbime efektive dhe menaxhojnë siç duhet fondet publike. Abilekaj theksoi se dështimi i pushtetit lokal nuk lidhet domosdoshmërisht me hartën territoriale, por me mungesën e përgjegjshmërisë, kontrollit dhe menaxhimit profesional. Ai argumentoi se një bashki më e madhe mund të funksionojë më mirë nëse drejtohet me efikasitet, ndërsa një strukturë më e vogël nuk garanton automatikisht shërbime më të mira. Sipas tij, reforma territoriale duhet të shoqërohet me një debat të thellë për kompetencat e...