UEFA Futsal Champions League: Fitore spektakolare e Tiranës në ndeshjen e parë ndaj APOEL
Tirana Futsal e ka nisur me një fitore spektakolare aventurën në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League 2026/27, teksa kampionët e Shqipërisë kanë përmbysur APOEL-in dhe kanë triumfuar me rezultatin 8-6 në Parkun Olimpik “Feti Borova”. Skuadra qipriote e nisi më mirë takimin, duke shënuar dy herë në minutën e parë me Fagundes, por Tirana reagoi menjëherë. Maxharraj shënoi në minutën e 8-të, ndërsa Selmanaj realizoi në minutën e 11-të. Fagundes kompletoi tripletën personale në minutën e 12-të, por Muca barazoi shifrat në minutën e 13-të. Bardheblutë vijuan presionin dhe përmbysën rezultatin në fundin e pjesës së parë. Limani shënoi në minutën e 18-të, ndërsa Kelmendi realizoi në minutën e 19-të, duke i dhënë Tiranës avantazhin. Në pjesën e dytë, kampionët e Shqipërisë vazhduan...
Burimi:
telesport.al