Durrësi fundoset, Vlora përplaset, Zvërneci bllokohet/ Fatura e ëndrrave të mëdha të Ramës
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kritikuar disa prej projekteve më të rëndësishme të qeverisë Rama, duke pretenduar se investimet e prezantuara si suksese të mëdha po përballen me probleme serioze. Në një reagim publik, Këlliçi u ndal te disa projekte strategjike, mes tyre projekti turistik në Durrës, zona e Zvërnecit dhe Aeroporti i Vlorës, duke argumentuar se ato janë shoqëruar me vonesa, debate dhe pasiguri për të ardhmen. Sipas tij, projekti në Durrës është përballur me probleme teknike, ndërsa ai në Zvërnec me kundërshtime mjedisore dhe reagime nga komuniteti. Ndërkohë, për aeroportin e Vlorës, Këlliçi pretendon se situata mund të përfundojë në një përplasje ligjore me pasoja financiare për shtetin shqiptar. Ai deklaron se këto projekte kanë një të përbashkët: sipas tij, janë...
Burimi:
ntv.al