UEFA mbledh 35 Kombëtare, në program heqja e bojkotit ndaj FIFA-s
Një total prej 35 Federatash nga organi evropian do të takohen me Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s për të konfirmuar vendimin dhe për të siguruar që garat të mos ndikohen negativisht. UEFA dëshiron garanci se thirrja e sirenës për privatizimin e Kupës së Botës nuk do të rishfaqet tani që Infantino ka thënë se po e tërheq propozimin. Këtë të enjte në mëngjes, një takim vendimtar do të zhvillohet në Monte Karlo, përpara shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Në këtë takim, UEFA do të heqë bojkotin e garave të FIFA-s, megjithëse kjo nuk do të thotë fundi i konfliktit./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al