Murinjo prezanton një Real të madh, ‘galaktiku’ i mbrëmjes Mbape (3 gola)
Real Madridi nuk bëri asnjë gabim në ndeshjen e riprogramuar hapëse të La Ligës spanjolle, duke mposhtur Real Sociedad-in 4-1 në ndeshjen e tyre hapëse në Bernabeu. Ekipi vendas me Murinjon e rikthyer pas 13 vitëve, kaloi në epërsi në minutën e 40-të me anë të Mbape-s, përpara se Suçiç të barazonte menjëherë në minutën e 44-të. Belingham zuri vendin qendror në pjesën e dytë, duke dhënë dy asistime për golin e dytë të Mbape-s në minutën e 60-të dhe të tretin e Vinicius në minutën e 68-të. Mbape shënoi me kokë topin në minutën e 80-të, falë një krijimi të Vinicius. Në fund të ndeshjes pati vend dhe për debutimin e Dioamnde. Portugezi aktivizoi në këtë superndeshje të Raelit edhe Kukurja, Espi, Kamavinga, Brahim...
Burimi:
sportiim.al