“Ngërçi” politik! Kuvendi i Kosovës në seancë konstituive: Formohet komisioni për verifikimin e mandateve

“Ngërçi” politik! Kuvendi i Kosovës në seancë konstituive: Formohet komisioni për verifikimin e mandateve

kuvendi i kosoves KOSOVË- Një ditë pas përfundimit të afatit kushtetues, Kuvendi i Kosovës mban sot seancën konstituive, pas zgjedhjeve të 7 qershorit të këtij viti. Seanca ka nisur në orën 10:00 dhe po kryesohet nga Avni Dehari, si deputeti më i moshuar, në përputhje me procedurën parlamentare. Në nisje të seancës, Dehari ftoi partitë politike të propozojnë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve të Deputetëve. Në sallë janë të pranishëm 119 deputetë. Për formimin e komisionit votuan 118 deputetë, ndërsa një deputet abstenoi. Pas votimit, Dehari njoftoi një pushim prej 30 minutash, për të vijuar më pas me procedurat parlamentare. Pas konstituimit të këtij komisioni, deputetët do të bëjnë betimin, për t’u kaluar më pas te zgjedhja e drejtimit të...