Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias
Fillimisht, grabiti një çift të moshuarish në zonën e Campo dei Frari në Venecia, duke u vjedhur, ndër të tjera, edhe ilaçet jetike njërit prej tyre. Më pas, rreth gjysmë ore pas arratisjes, u rrëzua përtokë përballë Pallatit Cosulich, pasi pësoi një infarkt që i mori jetën. Kështu vdiq Mika, një prej hajdutëve të xhepave më të famshëm në Venecia. Gjithçka ndodhi mesditën e së mërkurës. Disa qytetarë të Venecias e kishin parë “Mikën” së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij, ndërsa po ndiqnin një çift të moshuarish në zonën e Campo dei Frari. Duke përfituar nga një moment shpërqendrimi i viktimave, hajdutët arritën t’u merrnin portofolin, i cili ndodhej brenda çantës së shpinës së çiftit. Bashkë me portofolin, ata morën edhe disa ilaçe të...
Burimi:
javanews.al