‘Çmimi i lumturisë’ 28 mijë dollarë, shqiptarët shumë larg: Pagat mesatare mbulojnë vetëm 35% të pragut
Një individ në Shqipëri do të duhej të siguronte rreth 28,000 dollarë të ardhura në vit për të arritur të ashtuquajturin “prag të lumturisë”, nivel pas të cilit rritja e mëtejshme e të ardhurave nuk sjell përmirësim domethënës të kënaqësisë nga jeta. Sipas renditjes së publikuar nga Visual Capitalist, bazuar në një analizë të Remitly, paga mesatare vjetore në Shqipëri vlerësohet në rreth 10 mijë dollarë. Kjo do të thotë se të ardhurat e një punonjësi mesatar mbulojnë vetëm 34.8% të nivelit të vlerësuar si i nevojshëm për “lumturinë”, duke lënë një diferencë prej më shumë se 18 mijë dollarësh në vit. Në terma mujorë, pragu i llogaritur për Shqipërinë është rreth 2,316 dollarë, ndërsa paga mesatare e përdorur në renditje është afërsisht 830 dollarë...
Burimi:
syri.net