Nis seanca konstituive e Kuvendit, drejt krijimit të institucioneve të reja të Kosovës
Kosova E Enjte, 6 Gusht 2026 10:33 Këtë të enjte, Kuvendi i Kosovës mban seancën konstituive, vetëm një ditë para përfundimit të afatit kushtetues, pas zgjedhjeve të 7 qershorit të këtij viti. Takimi ndërmjet kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk rezultoi me një marrëveshje për krijimin e inistitucioneve të reja. Kurti insiston që posti i Presidentit të mos i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës, por të jetë një emër jopolitik. Dështimi për ta zgjedhur Presidentin e ri të vendit në dy muajt e ardhshëm do ta çonte vendin drejtpërdrejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të ishin të katërtat në dy vjet.
Burimi:
kohajone.com