Mes nesh ka të infiltruar/ Aktivisti kundër radikalizimit të protestës: Dhuna i shërben vetëm qeverisë
Erald Noj, aktivist dhe njëri nga protestuesit më të parë të protetës që dje ishte në ditën e 33-të, shpreh se dhuna e përdorur në protestë i shërben qeverisë dhe se ai nuk beson te dhuna si zgjidhje. “Kam qenë i mendimit që në ditën e dytë të protestës që të mos përdorim dhunë, por t’ia lëmë shtetit. Fatkeqësisht në protestë nuk ka një koordinim. Dhuna i shërben vetëm qeverisë, siç ka ndodhur para dy ditësh. Unë mendoj se mes nesh ka të infiltruar. Unë vij nga Mamurrasi çdo ditë që të kontribuoj dhe jam i gatshëm të mos marr asnjë atribut nga kjo protestë. Kur kam parë personin të marrë zvarrë në Zvërnec kam ardhur nga Mamurrasi me fëmijë. Por nuk besoj te dhuna...
Burimi:
ntv.al