Kuvendi i PD-së, Berisha prezanton programin: Ekonomia dhe lufta ndaj krimit në fokus
Gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha prezantoi shtyllat kryesore të programit të PD-së, duke vënë theksin te ekonomia, rritja e pensioneve dhe pagave, si dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Berisha tha se prioritet i parë i opozitës është përballja me varfërinë, duke premtuar rritje të ndjeshme të pensioneve dhe vendosjen e një minimumi jetik për qytetarët. “Minimumi jetik, dyfishim dhe trefishim i pensioneve, me një objektiv: të dalim në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet”, u shpreh Berisha. Ai premtoi gjithashtu mbështetje për fëmijët, nënat e reja dhe të rinjtë, duke theksuar se programi i PD-së synon të frenojë emigracionin dhe të krijojë mundësi në vend. “Të rinjtë shqiptarë duhet të ndërtojnë ëndrrën e tyre në...
Burimi:
vizionplus.tv