Kuvend dhe Protestë! Deputetët vlerësojnë punën e SPAK, KLGJ e KLP, a do të shkojë opozita?

Kuvend dhe Protestë! Deputetët vlerësojnë punën e SPAK, KLGJ e KLP, a do të shkojë opozita?

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Kuvendi mblidhet sot në seancën e radhës plenare, ku deputetët pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh, projektrezolutash dhe raporte vjetore të institucioneve kushtetuese dhe të drejtësisë. Ndërkohë qytetarë protestues pritet të mblidhen përpara godinës së Kuvendit, në të njëjtën kohë kur pritet të zhvillohet seanca plenare, e cila është parashikuar të nisë në orën 12:00. Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së datës 16 korrik 2026 dhe njoftimet përkatëse, ndërsa më pas do të paraqitet Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025. Deputetët do të shqyrtojnë veprimtarinë e institucioneve kryesore të pavarura dhe të sistemit të drejtësisë për vitin 2025. Mes tyre janë: Avokati i Popullit; Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ); Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP); Kontrolli i...