Kryebashkiaku i Lezhës: Koçeku u fut në listën e PS pa asnjë kontribut politik të mëparshëm, duhet të dorëzojë mandatin!
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka dalë në reagim së fundmi përmes një postimi në “Facebook” lidhur me vendimin e deputetes Marjana Koçekut për t’u larguar nga grupi i Partisë Socialiste. Sipas tij, heqja dorë nga mandati i marrë nga mijëra socialistë shkodranë do të ishte një akt që do ta fisnikëronte Koçekun duke e cilësuar si mike të tij. Ai theksoi se kjo nuk është dramë për PS-në, por është shkelje besimi. “Malësorët, e as neomalësorët, nuk kanë shitur e as blerë kurrë atë që u është dhënë me mirëbesim dhe respekt. Kushdo, në kushte e rrethana të tjera, mund të ndryshojë mendim apo ide, mund të mos e gjejë më veten ose të mos përputhet me një forcë politike. Kjo është...
Burimi:
javanews.al