Karakaçi del mbi vendimin e Gjykatës së Lartë, i kërkon Pacollit marrëveshje me kompaninë që mbështetet nga Balluku…
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka ndërmarrë një hap të paprecedentë në lidhje me Aeroportin e Vlorës, duke i kërkuar zyrtarisht dy kompanive që po ndërtojnë veprën, “MABCO” dhe “2A”, që brenda 30 ditëve të zgjidhin ngërçin mes tyre. Përmes një letre zyrtare, ministri Enea Karakaçi thekson se mosmarrëveshjet mes ortakëve nuk mund të bllokojnë një projekt me rëndësi kombëtare, duke vënë interesin publik mbi atë privat. Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata e Lartë mori një vendim përfundimtar në favor të kompanisë së Behgjet Pacollit. Më konkretisht, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin që kishte pezulluar të drejtën e votës dhe aksesin e “MABCO” në kompaninë “Vlora International Airport”. Megjithatë, Ministria duket se po tejkalon këtë vendim gjyqësor, duke ushtruar presion mbi palët...
Burimi:
sot.com.al