Kaos në kufirin Kroaci–Mal i Zi, Ministria e Punëve të Jashtme: Po punojmë për të përshpejtuar kalimin e shtetasve shqiptarë

Kaos në kufirin Kroaci–Mal i Zi, Ministria e Punëve të Jashtme: Po punojmë për të përshpejtuar kalimin e shtetasve shqiptarë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me pritjet e gjata të regjistruara në pikat kufitare mes Kroacisë dhe Malit të Zi, duke theksuar se situata lidhet me fluksin e lartë të udhëtarëve gjatë sezonit veror dhe se po ndërmerren hapa për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve shqiptarë. Sipas ministrisë, rritja e ndjeshme e lëvizjeve në rajon, sidomos gjatë muajve të verës, sjell çdo vit ngarkesë të madhe në këtë korridor rrugor, i cili përdoret nga mijëra shqiptarë që udhëtojnë drejt atdheut. Pritjet e gjata janë më të theksuara gjatë fundjavave dhe në ditët kur numri i udhëtarëve arrin kulmin. Në reagimin zyrtar thuhet se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, së bashku me përfaqësitë diplomatike shqiptare, është në komunikim të...