“Ka emra dhe numra telefoni”, Rexhaj: Organizatorët e protestës për Zvërnecin marrin udhëzime nga lëvizja studentore serbe

“Ka emra dhe numra telefoni”, Rexhaj: Organizatorët e protestës për Zvërnecin marrin udhëzime nga lëvizja studentore serbe

Albatros Rexhaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se drejtuesit e protestës për Zvërnecin marrin këshilla nga lëvizja studentore serbe, që janë shprehur kundër Kosovës. “Unë mendoj se në sheshin kryesor të Tiranës kanë dalë gjenerata Z, i kanë dhënë energjinë, përplasja mes brezave, atyre të kohës së Enverit varfërinë e viteve ’90, Berishën pas 2005 dhe brezin e ri që mban mend Edi Ramën. Është ky brezi i ri që nuk e mban mend pritjen e ambasadave për vizat, se sa problem ishte të udhëtoje. Ky është brezi që është mësuar që me 30 euro, merr pasaportën, merr një aeroplan shkon në Barcelonë, rri 3 ditë dhe kthehet. Është një përplasje moskuptimore mes dy brezave dhe kryeministri Rama duhet të...