Jashtë protestë, PD bojkoton Kuvendi : S’vijmë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve

Jashtë protestë, PD bojkoton Kuvendi : S’vijmë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve

pd-protesta TIRANË- Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, duke argumentuar se mazhoranca po pengon shqyrtimin e nismave të saj ligjore dhe po shmang debatet parlamentare mbi kërkesat e qytetarëve. Përmes një deklarate publike, PD bën me dije se nuk do të marrë pjesë për sa kohë nuk Kuvendi nuk reflekton kërkesat e ngritura në mënyrë të përsëritur nga opozita dhe protestuesit. Sipas deklaratës së Grupit Parlamentar të PD-së, mazhoranca ka penguar shqyrtimin e katër nismave ligjore të propozuara prej tyre, të cilat lidhen me shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, paketën e maleve dhe disa dispozita të ligjit për trashëgiminë kulturore. Deklarata e PD Grupi Parlamentar i Partisë Demokratke dënon me forcë...