Inaugurohet Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Pastërtinë e bluzave tuaja të bardha, nuk i ndyjnë dot

Inaugurohet Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Pastërtinë e bluzave tuaja të bardha, nuk i ndyjnë dot

Është inauguruar sot Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, pas ndryshimeve dhe rikonstruktimeve të bëra. Pjesë në këtë ceremoni ishte edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili tha se pastërtinë e bluzave të bardha nuk i ndyjnë dot kanalet e llumit të ryshfetit. “Dua vetëm të them që më vjen jashtëzakonisht mirë që jemi në një tjetër finish, pas një tjetër maratone, ku faktikisht ndërmorën një transformim të domosdoshëm, por edhe rrënjësor të kësaj strukture dhe sot hapim dyert e një materniteti tërësisht të rilindur, duke e pasur edhe kujdesin për çka i takon të kaluarës si trashëgimi kulturore, por edhe hapësirat e reja, të cilat i shtohen këtij materniteti dhe e bëjnë më të lehtë pa diskutim shërbimin, e bëjnë shumë më cilësor edhe qëndrimin e...