Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do të trajnojë edhe pilotë të NATO-s, FA më e mirëpaguara në rajon

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do të trajnojë edhe pilotë të NATO-s, FA më e mirëpaguara në rajon

Shkolla Kombëtare e Fluturimit çeli sot dyert e saj. Në ceremoninë e zhvilluar në Bazën Ajrore të Rinasit, kryeministri Edi Rama tha se kjo është një tjetër dëshmi të transformimit të Forcave të Armatosura shqiptare gjatë dekadës së fundit. Sipas tij ushtria shqiptare ka kaluar nga një gjendje e braktisur në një forcë moderne, duke theksuar se sot Forcat e Armatosura janë më të mirëpaguarat në rajon. “Ja ku jemi, sot shkolla kombëtare e fluturimit çel dyert e saj. Sot, Forca e Armatosur është më e mirëpaguara në rajonin tonë dhe ambicia jonë është që, në rrugën tonë drejt BE-së, forcat tona të jenë në mesataren e forcave të NATO-s në kontributin e shtetit dhe të taksapaguesve për pagat e tyre”, deklaroi kryeministri. Rama bëri të...