Eurodeputetja Cristina Guarda: Anëtarësimi në BE ndodh kur mbrohen vlerat dhe mjedisi
Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka reaguar pas vizitës së saj në Shqipëri, ku mori pjesë edhe në protestën e qytetarëve të cilët prej 42 ditësh po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, Guarda shkruan se gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri ka parë shqetësimin e shumë qytetarëve dhe qëndrimin e rëndë të politikanëve. Sipas saj, këta të fundit po e vendosin në plan të dytë mbrojtjen e mjedisit dhe të njerëzve sepse për ta, në radhë të parë vjen fitimi. Eurodeputetja thekson se zona e mbrojtur Vjosa–Nartë është një rasti i rëndë i problematikave mjedisore, por jo i vetmi. Kjo sipas saj, mund të shërbejë si një mundësi për të reflektuar politikisht mbi vlerat europiane. Ajo thekson se rruga europiane e Shqipërisë duhet...
Burimi:
ntv.al