“E paimagjinueshme si mund ta dredhë burri brenda 72 orëve”, Balla ironizon Berishën për qëndrimin ndaj protestës së Zvërnecit: U trembe…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar ndryshimin e qëndrimit të kryedemokratit Sali Berisha, lidhur me investimin në Zvërnec dhe protestat qytetare. Gjatë fjalës në Parlament, Balla tha se Berisha (i cili deri dje thoshte se protestën e organizon kryeministri Edi Rama, që të largojë investitorët) është trembur nga protestuesit që shkuan dje para selisë së PD-së. Balla dënoi grumbullimin e protestuesve para selive të PS dhe PD, pasi sipas tij, kjo mund të çojë në përplasje mes qytetarëve. Teksa i qëndroi pretendimit se protestat për Zvërnecin organizohen nga qarqe greke dhe nga shtete që duan të ‘godasin’ turizmin shqiptar, Balla shtoi se Narta është tokë autoktone shqiptare, duke i quajtur të pabaza pretendimet e fundit nga disa media dhe faqe...
Burimi:
javanews.al