“Do të përmbysim diktaturën”, Berisha nga Kuvendi Kombëtar: Kjo parti nuk mposhtet, as nuk shitet
Partia Demokratike po zhvillon sot punimet e Kuvendit Kombëtar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Kuvendi mblidhet një javë pas zgjedhjeve brenda partisë, ku Sali Berisha u rikonfirmua në krye të PD-së me 37 mijë e 341 vota, si kandidati i vetëm në garë. Në kuvend marrin pjesë edhe përfaqësues të partive simotra dhe miq ndërkombëtarë të demokratëve, të cilët janë përshëndetur nga kreu i PD-së gjatë fjalës së tij. Në fjalën e tij, Berisha theksoi se Partia Demokratike, ka qenë pjesë e përpjekjeve për rrëzimin e diktaturës në Shqipëri në fillim të viteve ’90 dhe se sot, sipas tij, vendi përballet me një formë të re autoritarizmi. “35 vite më parë përmbysëm një diktaturë… tani do përmbysim diktaturën e Edvin Ballukut, diktaturën më të...
Burimi:
vizionplus.tv