DETAJE/ Socialistët propozojnë ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit

DETAJE/ Socialistët propozojnë ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit

Partia Socialiste ka propozuar sot në 21 maj ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit. PS kërkon heqjen e konkursit në Departamente dhe Drejtori. Kjo, pasi e konsideron këtë proces se është i tejzgjatur dhe pa produktivitet. Po ashtu, PS kërkon që të hiqet konkursi edhe për shefat e komisariateve, raporton gazetarja e Klan News Greta Bullari. “Procedura e përzgjedhjes së drejtuesve të strukturave të nivelit të lartë policor, është kthyer në pengesë në vetë ushtrimin e veprimtarisë së tyre, kanë ulur ndjeshëm reagimin dhe produktivitetin e veprimtarisë qoftë administrativ po ashtu dhe atë operativ, për shkak të një procesi konkurrimi të tejzgjatur në kohë dhe pa produktivitet përzgjedhje. Zhvillimi i këtij procesi, ka shtuar procedurat burokratike, formale dhe aspak efektive për përzgjedhjen e drejtuesve...