Deputeti i PS dënon ashpër dhunën në Zvërnec: Strukturat private nuk mund të zëvendësojnë shtetin
VLORË-Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido ka dënuar ngjarjen e ndodhur sot në Zvërnec ku banorët e zonës gjatë protestës u dhunuan nga roje private. Deputeti në reagimin e tij në rrjete sociale thekson se nuk mund të zëvendësohen institucionet shtetërore me struktura private. Bido shprehet pro investimeve por thekson se duhet të jenë në përputhje me ligjin. Deputeti deklaron se konfliktet e pronave qofshin apo private nuk duhet të zgjidhen me forcë. REAGIMI: Ngjarja e sotme me persona të maskuar dhe roje private që përplasen me protestues janë të papranueshme dhe të dënueshme. Shqipëria është një shtet demokratik ku nuk mund të ketë privatizim të forcës dhe as zëvendësim të institucioneve shtetërore nga individë apo struktura private. Shqipëria ka nevojë për investime dhe çdo...
Burimi:
zeri.ai