Demo: Autobusë elektrikë nëpër qytete, projekti nis brenda vitit

Demo: Autobusë elektrikë nëpër qytete, projekti nis brenda vitit

Qeveria parashikon të nisë një projekt brenda vitit për të pajisur me autobusë elektrikë transportin publik urban në qytete. Lajmi u dha nga ministri i Shtetit për Qeverisjen Lokale, Ervin Demo, gjatë një konference për mediat të mërkurën. Ai njoftoi se në mbledhjen e qeverisë është miratuar programi i ri “Rilindje 2.0”, me 11 objektiva strategjikë. “Transporti urban publik. Jemi duke trajtuar një numër të konsiderueshëm bashkish me transport urban me autobusë elektrikë. Bashkia e parë pilot do të jetë brenda tremujorit të fundit të vitit”, tha Demo. Mes objektivave të tjerë, përmendi forcimin e identitetit lokal, duke ndërtuar muze lokalë nëpër qytetet e vendit. Gjithashtu, tha ministri, do të përmirësojnë funksionalitetin në zonat urbane. “Këtu po fokusohemi në ndërtimin e parkimeve për të krijuar...