Brukseli ndryshon lojën, riformatohet zgjerimi…Çfarë e pret Shqipërinë
Bashkimi Evropian pritet të hapë një debat të rëndësishëm për të ardhmen e zgjerimit. Më 15 tetor, liderët e BE-së do të diskutojnë reformimin e politikës së zgjerimit, ndërsa Komisioni Evropian po përgatit propozime për rregulla të reja për vendet që synojnë anëtarësimin. Në fokus është mënyra se si Bashkimi Evropian do të funksionojë me anëtarë të rinj, por edhe shqetësimet e disa vendeve anëtare për një zgjerim të shpejtë. Franca, Gjermania dhe Holanda kanë kërkuar më shumë garanci dhe reforma të brendshme përpara pranimit të vendeve të reja. Një nga idetë që po diskutohet është integrimi gradual, duke u dhënë vendeve kandidate mundësi të përfshihen në politika dhe mekanizma të BE-së edhe përpara anëtarësimit të plotë. Debati është veçanërisht i rëndësishëm për vendet e...
Burimi:
ntv.al